Ministri i ri i ekologjisë Haner Nuredini, që zëvendësoi në këtë resor, Sadulla Durakun, ka folur për herë të parë për një media pasi ka marrë detyrën e re, shkruan gazeta Lajm. Në një intervistë për televizionin “Alsat”, pyetjeve të gazetares që I shtrohen në gjuhën shqipe, ministri Nuredini i përgjigjet në anglisht, duke konfirmuar kështu shkrimet e disa portaleve se ai nuk e njeh gjuhën shqipe.
Nuredini në intervistën e tij për Alsat, thotë se intensivisht po punon për të identifukuar ndotësit kryesor të ajrit. Si prioritet përmendi edhe zgjidhjen e problemeve me mbeturinat dhe deponitë e egra.(tetova1)
https://youtu.be/TgbJUcnvWEU


