Ministri i drejtësisë z. Bilen Saliji priti në takim zyrtar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara te Amerikës, ekselencën e tij Xhes Bejlin, njohton Almakos.
Gjatë takimit të realizuar në Ministrinë e drejtësisë ministri Saliji falënderoi ambasadorin Bejli si dhe qeverinë e SHBA-ve për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që e kanë dhënë në mbështetjen dhe zhvillimin e sistemit juridik të vendit.
Gjithashtu, ministri Saliji uroi që ky bashkëpunim dhe kjo ndihmë nga SHBA-të të vazhdojë edhe më tej në procesin e forcimit të sundimit të ligjit, rritjen e pavarësisë së gjyqësorit si dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Në takim u bisedua edhe për reformat që duhet të ndërmerren nga ana e Qeverisë, reforma këto që duhet ta shpiejnë vendin drejtë rritjes së efikasitetit, transparencës dhe zbatimit të ligjit si dhe integrimeve euro-atlantike.
Ambasadori Bejli uroi ministrin Saliji për emërimin e tij në postin e ministrit të drejtësisë duke potencuar mbështetjen që SHBA-të në të kaluara kanë bërë për Republikën e Maqedonisë në fushën e jurisprudencës. Poashtu, z. Bejli garantoi se SHBA-të edhe më tej do të jenë në ndihmë të Republikës së Maqedonisë në procesin e zhvillimit të sistemit të drejtësisë.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Manaj gati të blejë klubin shqiptar të futbollit
- Digjet një shtëpi në Shkup
- U kap nga karabinierët me kokainë, flet 22-vjeçari shqiptar: Jam turist, e kisha për përdorim personal
- Përplasje me armë në Scicli mes bandave! Një shqiptar dhe dy afrikano-veriorë të plagosur, një në burg, një në arrati
- U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë
- ASH: Uniformat vetëm në maqedonisht, dëshmi e nënshtrimit të VLEN-it ndaj VMRO-së
- Filipçe: Në 15 muajt e fundit, qytetarët po e ndjenjë paaftësinë e kësaj qeverie
- QMK: Tre zjarre janë aktive, katër nën kontroll