28 August 2018 / 10:45
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do vizitoj Brukselin.
Në agjendën e sotme të ministrit Dimitrov do të jetë takimi me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rose Gotemoler, ku shefi i diplomacisë maqedonase pritet të informoj mbi bashkëpunimin aktual midis Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe për përgatitjet e ndërmarra nga Republika e Maqedonisë në kuadër të procesit të pranimit të vendit për anëtarësim në Aleancë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Kurse nesër do të marrë pjesë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian,ku do të informoj për përgatitjet aktuale për mbajtjen e referendumit dhe për përgatitjet për skrining procesin e Komisionit Evropian.
Ndryshe, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian është organ i Parlamentit Evropian,ku bëjnë pjesë anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.


