Alsat 2019-09-02T08:40:05+02:00
Ministri i Punëve të Brendshme Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, që mbahet për të 14-ën herë me radhë në Bled, Slloveni.
Motoja e sivjetshme në Forum është “Resurse/burme të (jo) stabilitetit“ (Re)sources of (in)stability, ndërsa diskutimet do të përkushtohen në rolin e resurseve/burimeve në kontekst së paqes dhe sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe progesit ekonomik.
Siç bëri të ditur MPB=ja, ministri Dimitrov do të marrë pjesë në panelin të titulluar “Ballkani Perëndimor – europianizimi, demokracia, ndarja e përgjegjësisë” në të cilin do të përqendrohet në perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit janë paraparë disa takime dypalëshe me kolegë të tij dhe me pjesëmarrës të tjerë në Forum.
Loading…



