Ambasadori i Bashkimit Evropian ( Delegation of the European Union, Skopje) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer, ka zhvilluar një vizitë pune me Ministrin pa resor – të angazhuar për diasporë, Xhemail Çupi.
Gjatë bisedës, ministri Çupi e falënderojë ambasadorin Geer për mbështetjen që e jep BE-ja në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht shkëlqesinë e tij e informoi për vizionin, misionin dhe projektet e diasporës që planifikon ti realizojë në mandatin e tij, duke vendosur theksin pikërisht në vendet e BE-së që shihet një fluks më i madh i mërgimtarëve të rinj.
Ambasadori në anën tjetër, konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut në fushën e reformave demokratike, të zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit, me ç’ rast inkurajoi Ministrit për implementimin e strategjisë nacionale për diasporë.