15 qershor – Shkup
Mbingarkese në administratën publike, në Maqedoni, për Ministrin Mançevski, për profesorin Kadriu, për Dejanovski nga Sindikata e Administratës Gjyqësore, e konsiderojnë se është një problem, i cili kërkon kohë për t’u zgjidhur. Por, kjo nuk është çështje e vetme, por edhe një pjesë e madhe e të punësuarve punojnë në vende joadekuate të punës në bazë të përgatitjeve të tyre profesionale. Kjo gjendje kërkon marrje të situatës përsipër, nga qeveria e re.
Edhepse Marrveshja Kornizë e Ohrit është realizuar diku 15 përqind, pjesa tjetër mbetet temë diskutabile, shkruan Almakos.
Profesori Osman Kadriu – ekspert juridik thotë për Almakos, se në çdo vend për administratën shtetërore, ku veprimtaria e saj është veprimtari në interes shoqëror dhe kjo theksohet në të gjitha ligjet e kësaj lamie. Krijohen organe në mes administratës shtetërore dhe qytetarëve, ku qytetarët ndaj administratës shtetërore kryejnë obligimet ndaj saj, por edhe obligemet ndaj shtetit.
Ai nxjerr në pah edhe problemin e përfaqësimit të shqiptarëve dhe etniteteve të tjera në administratën shtetërore. Por, gjithashtu edhe problemin se të inkuadruarit në administratë nuk përshtaten me vendin e punës dhe se për punësimin e të rinjve nuk është vetëm administrata, dhe gjunjëzimi ndaj partisë, por mundësi janë edhe ndërmarrjet publike dhe private.
“Është një dukuri që është paraqitur te ne, mjerisht, në përfaqësismin adekuat dhe të drejtë, të them përcaktim parimor, kushtetues, që në administratë ne kemi patur inkuadrime, por mjerisht jashtë kushteve dhe kritereve, të cilat parashikohen me ligj. Duke marrë parasysh se janë shkelur këto kritere në këtë shtet, ne erdhëm në një situatë të flasim për një dukuri, e cila doli në sipërfaqe se inkuadrimi, duke u thirrur në përfaqësimin adekuat dhe të drejtë, dhe duke u thirrur në Marrveshjen Kornizë të Ohrit, ka qenë sipas kushteve partiake, e jo sipas kritereve që parashikojnë ligjet, me këtë involvim sipas gjestit partiak kemi ne, fatkeqësisht, keqpërdorim të MO-së, edhe ky keqpërdorim ka qenë shumë dimensional, pasojat e këtij keqpërdorimit i kemi dhe tani edhe si qytetar edhe si institucione. Ky inkuadrim në bazë të çështjes partiake duke u thirr në Marrveshjen, është forma më ekstreme e diskriminimit të qytetarëve në Maqedoni, mjerrisht diskriminimi i qytetarëve i ushtruar nga vetë shteti”, thotë Kadriu, për Almakos
Ai shton se përfshirja në administratë pa hapjen e vendeve të lira të punës nuk është adekuat dhe i drejtë. Dhe se kjo kërkesë e punësimit bazuar në MO-në është e palejueshme.
“Edhe ne tani kemi një dukuri, kur për një vend pune sipas sistemimit në vendet konkrete si përshembull kërkohet një punëtor ose dy, aty janë 20 ekzekutor dhe ata nuk kanë se çfarë të punojnë. Tjetër, meqenëse një numër i madh që janë pranuar jashtë kushteve që parashikon ligji kemi një administratë jo profesionale. Numri i madh i të inkuadruarve, sipas këtyre parimeve që përmenda ëshët jo adekuat, jo ligjor, jo i moralshëm”, thotë Kadriu, për Almakos
Ai shton se ne kemi një situatë që një numër të madh të të punësuarve në administratë që nuk e njohin punën dhe çka ndodh, përsëri pasoja bie mbi qytetarët. Qytetarët janë ato që çdo ditë janë në raport me organet e pushtetit, me organet e administratës, asaj publike dhe shtetërore, për realizimin e të drejtave të tyre, ku me muaj e vite presin përgjigje, presin zgjidhje të problemit.
Numri i madh i Administratorëve, që mendohet të jete mbi 80 mijë të punësuar, profesor Kadriu mendon se numri i mbingarkesës është për nevojat partiake.
“Mendoj se ky numër është si pasojë e një politike të gabuar të inkuadrimit. Ne kemi një administratë tejet të mbingarkuar me persona ku administrate aspak nuk ka nevojë për aq numër të madh të të punësuarve. Por, te ne është gjithmonë se si ta sigurojmë atë numër, përqindjen e përfaqësimit është një temë, politikë ditore që duhet të zbërthehet. Por, ajo zbërthehet me krijimin e vendeve të punës dhe e dyta është se përfaqësimin ne nuk duhet ta kërkojmë vetëm në administratë, por ai numër është mirë të angazhohet edhe në institucionet e tjera në ndërmarrje publike, të shtetit. Nuk mund të paramendohet që vetëm në mënyrë mekanike ne të inkuadrojmë persona, por aty ku ka nevojë. Problemi më i madh që paraqitet është se asnjë shtet në botë konform numrit të banorëve këtë administratë të ngarkuar, siç është rasti me administratën në Republikën e Maqedonisë”, thotë Kadriu, për Almakos
Ai shton se Ministria e tanishme, si pjesë e qeverisë së re, do të ketë një detyrë të mbingarkuar.
Përndryshe, Ministri i Administratës Damjan Mançevski ka paralajmëruar reforma dhe ri-sistemim të të punësuarve nga administrata publike. Mançevski ka thënë, për mediat në vend se kemi administratë të ngarkuar.
“Absolutisht jopartizimit, por po për plotësimin e ekipit dhe profesionalizimit të segmenteve të caktuara. Shumë të limituara, shumë profesionale, shumë konkrete ndaj nevojave në administratën publike” thotë Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Ndërsa, nga Sindikata e Administratës Gjyqësore thonë për mediat në vend se nuk duhet të ketë shpallje publike, për punësim, pa mos u pastruar administrate nga mbingarkesa.
“Kërkojmë që të anulohet shpallja publike, të mos ketë punësime të reja në administratë dhe në gjyqësor, përderisa nuk avancohen ata njerëz që punojnë 25 ose 30 vite si referentë të rinj” thotë Tërpe Dejanovski, nga Sindikata e Administratës Gjyqësore
D.Kërluku
Almakos.com