Ish ministri i punëve të jashtme Antonio Milloshovski në rrjetet sociale ka zbuluar pjesë nga propozimi grek prej 20 faqeve për emrin, përcjell Aktuale.mk.
Sipas Milloshovskit, Kocias propozon emrin Republika e Epërme e Maqedonisë, pa përkthim në anglisht, ndryshimin e kushtetutës, pasaportave dhe letërnjoftimeve….
Në propozim pakon e Kocias përmenden edhe emërimi i gjuhës dhe nacionalitetit: gjuha/nacionaliteti i Republikës së Epërme të Maqedonisë.
Greqia propozon që kodi ndërkombëtarë në vend se MKD të jetë RGM.