Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE sonte ka kumtuar se ka dy mënyra për dalje nga kriza politike.
E para sipas tij, përcjell SHENJA, është që Zoran Zaev të formon Qeveri, por të heq dorë nga Platforma e partive shqiptare.
Zgjidhja e dytë është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale
“Për shkak se kemi zgjedhje lokale për dy ose pesë muaj, i tërë shteti do të jetë në atmosferë parazgjedhore, dhe është e rëndë të punohet në projekte. Për këtë shkak do të ishte më mirë me një harxhim të organizohen zgjedhjet, që të mund çdo qytetarët të jetë i sigurt në përzgjedhjen e tij”, tha Milloshoski, raporton SHENJA.
Ai ka shtuar se me komisarin Johanes Hahn kanë pasur takim konstruktiv.

