Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në facebook ka postuar një fotografi nga vërshimet në Çair, duke kritikuar kryetarin e komunës Izet Mexhiti si fajtorin kryesor për prapambeturin e kësaj komune.
“Izet Mexhiti, kryetari i komunës i cili la shumë mbrapa Çairin”, ka shkruar Milloshoski. Ai më tej shkruan se edhe pse Mexhiti është shqiptar, më së paku ka bë për banorët shqiptarë të kësaj komune, por edhe për maqedonasit, boshnjakët dhe gjithë qytetarët.