VMRO-DPMNE apelon tek MPB dhe Prokuroria që të mos arrestojnë edhe më tej qytetarë të cilët, sipas deputetit të kësaj partie Antonio Milloshoski janë të pafajshëm dhe për të cilët nuk ka asnjë dëshmi materiale, njofton SHENJA.
Milloshoski po ashtu deklaroi se nuk duhet që vetëm për disa persona që kanë shkaktuar dhunë të arrestohen edhe të pafajshëm. Deputeti i VMRO-DPMNE-së apeloi deri tek ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu dhe gjykatat që të kenë kujdes se si veprojnë në të ardhmen.
Sipas Milloshoskit, gjestet e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, janë provokim i rëndë për qytetarët e Maqedonisë.

