Milenko Nedelkovski në portalin e tij “Dudinka” sot në tekstin me titull “Porosi deri te VMRO”, shkroi ndërmjet tjerash se do të mbushen kutitë e votimit në dobi të LSDM-së si dhe do të derdhet gjaku, transmeton TetovaSot.
“Të dielën në mënyrë masive duhet që të dilet dhe të votohet. Secili sipas mendjes së tij, moralit, dëshirës, perceptimit. Në vendimin tuaj askush nuk guxon që të përzihet. Me fitoren e Trampit ka rënë frika se Bejli do të fle në KSHZ duke i përzier rezultatet nëse janë të afërta.
Rreziku që të dielën të vije deri te mundësia e ndihmës së MPB-së dhe Spasovskit në ambientet shqiptare që të mbushen kutitë e votimit për LSDM-në dhe të ketë incidente, gjakderdhje. Për këtë arsye të gjithë prej herët në mëngjes duhet dal në vendvotime, që të kihet mundësi që cila do matricë e manipulimit t`i largohet nga duart që duan ta rrënojnë shtetin”, shkroi ndërmjet tjerash Nedelkovski.