Ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, paradite erdhën në Gjykatën Penale ku duhet të mbahet seanca për lëndën e bashkuar të PSP-së “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm dhe për shkatërrimin e pajisjes nga përgjimi. Krahas tyre, në këtë lëndë janë të akuzuar edhe ish shefat e Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi.
Sipas aktakuzës, mbi tre sisteme për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej vitit 2008- 2015 ilegalisht janë ndjekur 4.286 numra telefonikë, për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor. Komunikimi është ndjekur para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë në 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. Për këtë lëndë seancë gjyqësore është caktuar edhe më 17 janar të vitit të ardhshëm.