Nuk ka pengesa ligjore ushtruesja e detyrës kryetare e gjykatës penale Tatjana Mihajlova njëherësh edhe të gjykojë edhe ta drejtojë gjykatën, informojnë nga njësia e Shkupit. Edhe në të kaluarën, sipas tyre ka pasur shembuj kur gjykatës të caktuar kanë ushtruar detyrën e kryetarit, por nuk i kanë ndërprerë obligimet dhe proceset tashmë të filluara. Ish kryetari i gjykatës penale Vladimir Pançevski, nuk ka gjykuar përderisa ka qenë kryetar.
Lidhur me ish kryetarin e gjykatës i njëjti nuk vepronte lidhur me lëndët që paraprakisht i janë dhënë në punë për shkak të angazhimit si kryetarë i gjykatës, ndërsa lëndët janë shpërndarë në punë të një gjykatës tjetër.
Ish kryetari i gjykatës të apelit sqaron se nuk ka pengesë ligjore që një ushtrues detyrës kryetar të paraqitet në gjykatë dhe të gjykojë. Obligimet rreth strukturës organizative te institucionet si gjykata penale nuk lejon që të ushtrohen dy obligime njëherësh.
“As kryetar zyrtar, as ushtrues detyre kryetar i gjykatës nuk duhet të gjykojë lëndë aktive. Ai vetëm duhet ta ushtrojë detyrën që i është përcaktuar me ligj, e kjo është post përfaqësues dhe në kuadër të gjyqësorit ta përfaqësoj gjyqësorin dhe gjykatën ku punon dhe ta menaxhojë atë”, është shprehur Jordan Mitrinovski, ish gjykatës.
Gjykatësja Tatjana Mihajlova është ushtruese e detyrës kryetare e gjykatës penale pasi që të hënën i përfundoi mandati Vladimir Pançevskit. Ajo gjykon rastin që e hapi Prokuroria Speciale për shuplakat e porositura për kryetarin e komunës Qendër Andrej Zhernovski. I akuzuari parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski.