Nëse kam përgjegjësi politike, kontesti i emrit do të zgjidhet kur të vlerësoj se ajo zgjidhje do t`i shërbeje interesave nacionale, ka thënë kryetari i partisë opozitare greke Nova Demokratia, transmeton Almakos.
“Njëzet vite jemi duke jetuar me këtë problem, me këtë çështje të pazgjidhur, sipas kësaj mund që të jetojmë edhe për dy-tre vite. Nëse kam përgjegjësi politike, problemi do të zgjidhet, kur të vlerësoj se kjo zgjidhje do t`i shërbeje interesave nacionale”, ka thënë Micotakis dhe shtoi se partia e tij asnjëherë nuk ka thënë se nuk dëshiron zgjidhje, por është e nevojshme që kjo gjë të bëhet në rrethana greke./Almakos/