7 Janar 2019 / 16:15
VMRO DPMNE në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale në pranverë, ka shpeshtuar kontaktet me përfaqësues të partive të bllokut shqiptar. Takimet janë zhvilluar në nivele të ndryshme, ndërsa biseda të drejtpërdrejta ka pasur edhe në nivel të liderëve të partive. Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski tha se do të zgjedhin kandidat i cili do t’i përmbush pritshmëritë e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Në këtë shtet, në Republikën e Maqedonisë, qytetarët duhet t’i ndajmë në qytetar besnik dhe qytetarë që nuk janë besnik, e jo në linja etnike. Ky ishte gabimi në të kaluarën ku keqpërdoreshin komunitetet etnike. Kjo nuk duhet të jetë praktikë në të ardhmen gjegjësisht në Maqedoni duhet të fitojë kandidati presidencial i cili do ta ketë shumicën e votave të qytetarëve të Maqedonisë”. – u shpreh Hristijan Mickoski- lideri i VMRO DPMNE-së
Mickoski shpreh siguri se VMRO DPMNE do të fitojë në zgjedhjet presidenciale. Nuk zbuloi nëse deri më sot janë paraqitur kandidatë në thirrjen publike nga partia dhe kush janë emrat e mundshëm. Megjithatë, në opinion qarkullonin disa emra, me të cilëve emri i profesorit Trajko Sllavevski, Savo Klimovski, Tanja Karakamisheva dhe Gordana Siljanovska. Gjithashtu, kalkulohen edhe emrat e ish ministrave Nikolla Popovski dhe Zoran Stavreski.
Në ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev para disa ditëve u shpreh se dëshiron kandidat konsensual për president, qëndrim që në opinion me vite e përqafon partia e BDI-së. Edhe në bllokun qeveritar përmendën kandidatë të mundshëm për zgjedhjet presidenciale. Stevo Pendarovski, Radmilla Sheqerinska, Nikolla Dimitrov, Zoran Zaev, Imer Selmani, Denko Malevski janë vetëm disa prej emrave që u zbardhën si propozime në opinion. Ekspertët e marrëdhënieve me publikun paralajmëruan se partitë shumë kalkulojnë me kandidatët presidencial dhe porositën që qytetarët shumë më herët duhet të njihen me personat që kanë ambicie të bëhen president të vendit.
Bojan Stojanovski
Loading…