Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se nuk paragjykon zgjedhjen e një shqiptari në një funskion të lartë shtetëror.
“Absolutisht nuk kam asnjë paragjykim aq më pak dikush duhet të dëshpërohet. Ne duhet ta bindim opinionin se zgjidhjet që do të ofrohen do të do të jenë zgjidhje që garantojnë politikë të re sepse Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Do ta shfrytëzoj mundësinë të them se do të propozojmë fuzionimin dhe shkurtimin e disa ministrive të caktura. Shpresoj që kjo do të jetë pjesë e negociatave me partnerët e ardhshëm të koalicionit dhe nëse do të jetë e pranueshme edhe për ta, një gjë e tillë do të jetë pjesë e marrëveshjes për koalicionim”, tha Mickovski, i pyetur nëse i ai e formon qeverinë e rë, a do ta ketë problem që një shqiptar zgjedhjet në krye të ndonjë ministrie të rëndësishme apo eventualisht kryetar i Parlamentit.
Megjithatë, deputetët e partisë së Mickovskit, thonë se nuk e njohin shqiptarin Talat Xhaferi, si kryetar të Kuvendit, për shkak se, siç thonë, ai është zgjedhur në këtë pozitë në mënyrë jo kushtetuese.
Më tej, Mickovski tha se për funksionerët më me rëndësi do të jetë që të jenë ekspert, të mos jenë të inkriminuar dhe të pergjigjen nëse bëjnë gabime.



