Alsat 2019-10-25T14:14:04+02:00
Bisedojmë me shumë parti politike dhe në rast se gjejmë interes të përbashkët, i cili do të jetë edhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë, VMRO-DPMNE-ja mund që të nënshkruaj koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deri sa u përgjigj në pyetjen e gazetarëve gjatë konferencës së sotme që u mbajte në selinë e VMRO-DPMNE-së.
“Bisedojmë dhe do të vazhdojnë bisedimet me partitë politike, në rast se kemi pikë lidhëse, në rast se gjejmë interes të përbashkët i cili do të jetë në vij të njëjtë me interesin e qytetarëve të Maqedonisë, nuk shoh kurrfarë pengese që të nënshkruajmë marrëveshje për koalicionim parazgjedhor”, tha Mickoski.
Loading…




