Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristjan Mickovski e vlerësoi si ultimatum afatin një javor që kryeparlamentari Talat Xhaferi, ju ka dhënë partive politike për tu dakorduar për mënyrën se si do të kalojë në lexim të tretë Ligji për përdorimin e gjuhëve. Mickovski potencoi se zgjidhje nuk mund të jetë hedhja poshtë e amandamenteve të VMRO-DPMNE.
“Nuk komentoj ultimatume.Qëndrimi ynë është i qartë dhe nga i njëjti nuk luhatemi.Si shtet dhe Qeveri duhet t’u jepet prioritet reformave, sepse ato na shtyjnw para, drejt të ardhmes”- tha Mickovski.
Sipas tij, qëllim nuk është bllokimi i ligjit, por përmirësimi i tij andaj si parti kërkuan të formohen grupet e punës me përfaqësues nga partitë politike për të qartësuar mosmarrëveshjet.
“Ne jo vetëm që nuk po tentojmë të bllokokjmë, por po propozojmë korigjime. Presim respektim të rregullores dhe kushtetutës për mënyrën e trajtimit të amandamenteve”, tha Mickovski.
Opozita shqiptare, nga ana tjetër, është më e butë në tonet që përdor për të shprehur qëndrimet e saj. Kryetari i
Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pas takimit me Hristjan Mickovskin, tha se ka kërkuar prej tij të jenë më konstruktiv si parti politike sa i takon Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Ky ligj nuk është përmbyllje e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, por përderisa ka kaluar dy lexime ne mendojmë se duhet të përmbyllet kurse nga VMRO-DPMNE kërkuam që të jenë më konstruktiv, mirëpo ata kanë sqarimet e tyre për këtë çështje”, tha Gashi.
Seanca për Ligjin për përdorimin e gjuhëve u caktua për të martën, ku do të hidhet në votim pa diskutuar amandamentet, por e njejta nuk u realizua. Kryeparlamentari Xhaferi fajin e hodhi tek disa deputet të LSDM-së, të cilët sipas tij, planifikonin të mos e votojnë ligjin. Nga ana tjetër LSDM-së qartësuan se nuk janë kundër ligjit, por kërkojnë që i njëjti në leximin e tretë të hidhet në votim duke respektuar Rregulloren e Kuvendit, pasi nëse amandamentet nuk diskutohen, do t’i hapej rrugë Gjykatës Kushtetuese që ligjin ta cilësonte si jokushtetues.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com