Në 29 vjetorin e themelimit të partisë VMRO-DPMNE, lideri Hristian Mickoski tha se dy gjëra janë të sigurta: E para, LSDM po bie dhe e dyta, VMRO-DPMNE së bashku me popullin po fitojnë.
“Zaevi është gjunjëzuar në baltën e tij, ndërsa VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve kur do që të ndodhin ato do të formoj qeveri me të cilën Maqedoni do të ec para. Dhe mos mendoni se kam harruar nga ku kemi filluar. Edhe ata që besuan nga fillimi edhe ata që nuk besuan, por më pas u vërtetuan se mundemi, atyre që nuk besojnë u themi, se LSDM dhe Zaev janë nisur drejt humnerës nga e cila nuk ka kthim”, ka thënë Mickoski, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se partia e tij për çdo ditë po bëhet më e organizuar dhe më e fortë. Sipas tij, fitorja e VMRO-DPMNE-së do të jetë edhe fitore për Maqedoninë
Data 23.03.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian: Hormuzi nuk është i mbyllur, nuk do të lëkundemi nga kërcënimet e reja
- Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
- Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars
- PAMJE/ Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtuesit e automjeteve, lëndohet një pasagjer
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion


