Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Zagreb së bashku me nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikolloski realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Kroacisë dhe kryetar i HDZ-së Andrej Plenkoviq.
Në takim u bë fjalë për gjendjen aktuale politike, mundësitë për bashkëpunim ndërpartiak, si dhe përforcimin e lidhshmërisë rajonale dhe shfrytëzimin e kapaciteteve politike të cilat qëndrojnë në dispozicion.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickovski theksoi se Republika e Kroacisë është mik shumëvjeçar i Maqedonisë dhe ato kapacitete të miqësisë së përbashkët duhet të shfrytëzohen në mënyrë shtesë.
“Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, qëllime ndaj të cilave synon edhe VMRO-DPMNE-ja dhe këtu me rëndësi të madhe është mbështetja nga miqtë tanë si Kroacia duke e shfrytëzuar përvojën e saj dhe lidhjet dhe kanalet tani më të krijuara të komunikimeve në këto organizata ndaj të cilave synojmë”, theksoi Mickovski, Prej këtu Maqedonia dhe Kroacia janë partnerë të rëndësishëm, VMRO-DPMNE-ja lobon për atë që është interesi ynë strategjik, shtoi Mickoski, transmeton Medial.mk.
Ai theksoi se është i nevojshëm përparim i dukshëm në pikëpamje të këtyre prioriteteve strategjike dhe se qeveria e Maqedonisë duhet t’i përkushtohet reformave esenciale, të cilat do të shënojnë përparim real nga i cili dobi do të kenë qytetarët e RM-së.
Mickoski e njoftoi bashkëbiseduesin e tij për gjendjen aktuale në shtet, ku ka mungesë të debatit në lidhje me çështjet kyçe, sjelljen e vendimeve pa debat adekuat me opozitën dhe terror evident politik të orientuar ndaj kundërshtarëve që i rrezikon kapacitete demokratike të shtetit. Korrupsioni dhe nevoja nga reformat në sistemin gjyqësor mbesin sfida të hapura në të cilën pushteti nuk ka përgjigje.

