Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se është dëgjuar me kandidatin e VLEN-it, për president, Arben Taravari, dhe se ka uruar të njëjtin për rezultatin e arritur dhe qeveri të ardhshme në Maqedoni.
“Maqedonia do ti mobilizojë të gjithë kapacitetet, maqedonasit më kualitativ, shqiptar dhe turq, romë dhe boshnjak. Ky është vendi juaj, vend i përbashkët është koha për ta kthyer në duart tuaj dhe së bashku të shkruajmë një faqe të re të historisë të cilën të gjithë së bashku do të jemi krenar. Të mos lejojmë që BDI në rrethinë e dytë diçka që askush nga ne nuk e do, ndërsa ajo është të bëj rezultat të mirë. Për këtë shkak ju ftojë që së bashku të dalim dhe të votojmë që Maqedonia të jetë sërish krenar dhe të jetë sërish e jotja”, deklaroi Hristijan Micksoski.
Mickoski tha se fton për bashkim gjithë kombëtar kundër këtij pushteti. /SHENJA/
Data 18.09.2026
Aktuale
- Këtë fundjavë do të bëhet dezinsektim ajror në Shkup
- Gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, në bankën e të akuzuarve sot është ulur edhe Përparim Bajrami
- Me dorën mbi Kushtetutë, betohet te Presidenti ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo
- Kyuchyuk: Marrëdhëniet me RMV-në po vështirësohen gjithnjë e më shumë, duam të kufizohemi me vendet që i përkasin sistemit tonë të vlerave
- Punëtorja e një objekti hotelierik në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër bie nga muri 2 metra i lartë, dërgohen në Klinikën e Shkupit
- Agresioni Ndërkombëtar ndaj Kosovës: Hoxhaj Reagon ndaj Vendimit të Hagës
- “Apel kombëtar shqiptarëve të SHBA”/ Besim Ndregjoni: Bojkotoni takimet me politikanët e Shqipërisë që mbajnë peng demokracinë
- Mickoski në Këshillin Atlantik: SHBA-ja është partneri ynë strategjik, integrimi në BE të bazohet në merita



