Në zgjedhjet e sotme në gjermani prin koalicioni CDU/CSU, ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ia ka uruar fitoren CDU-së, përcjell TV21. Mickoski thotë se Evropa ka nevojë për ndryshime.
“Urime për fitoren e rëndësishme të CDU-së në zgjedhje. Ky sukses është një konfirmim i besimit që qytetarët gjermanë kanë në lidershipin dhe në parimet mbi të cilat është themeluar CDU, stabiliteti, zhvillimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të demokracisë së krishterë evropiane. Le të bashkëpunojmë së bashku për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Evropa kërkon ndryshime”, ka shkruar Mickoski.
