Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të uroj të gjithë besimtarët islamë për festën e madhe fetare të Kurban Bajramit, shkruan në urimin e tij kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë, Hristijan Mickovski.
“Ju uroj të gjithëve që festojnë këtë festë të madhe shëndet, lumturi dhe momentet e festave tuaja të kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim me më të dashurit tuaj.
Kurban Bajramin uroj të e kaloni në frymën e bujarisë, duke ndihmuar dhe ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë, duke vënë në pah humanizmin dhe kujdesin njerëzor në këto ditë festive.
Kjo festë e madhe kujton ekzistencën njerëzore, si dhe rëndësinë e madhe të besimit, mirëkuptimit dhe tolerancës reciproke si kushte thelbësore për bashkëjetesë dhe paqe.
Prandaj ju ftoj të gjithëve që të fillojmë së bashku, duke tejkaluar të gjitha problemet së bashku, për ta ndërtuar Maqedoninë mbi vlerat dhe parimet evropiane.
Ka ardhur koha që bashkërisht të ndërtojmë baza më të forta për një standard më të mirë jetese për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, themele për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë.
Të gjithë të bashkuar për të ndërtuar një vend ku do të ketë harmoni dhe përparim, një Maqedoni të begatë ekonomikisht.
Gëzuar festa e madhe e Kurban Bajramit!”, shkruan Mickovski.
Data 04.07.2026
Aktuale
- Rastësi apo frikë? Adnan Azizi reagon për Shqipërinë, ndërsa Lamallari paralajmëron “non grata” të tjera!
- Rëndësia e kaliumit gjatë verës: Pse duhet të jeni të vetëdijshëm?
- BE shpreh keqardhje për vonesat në rastin Banjska
- Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan, Kurti uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë
- EMRI/ Dogji mbeturinat pranë biznesit dhe flakët përfshinë malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari! Fshiu DVR-në e kamerave për të fshehur provat
- OKH Merhamet dhe ShK Vizioni M organizojnë Shkollën Verore 2026 në Manastir
- Probleme teknike në pikën kufitare “Tabanocë”, krijohen kolona të gjata me automjete
- Rama për Zvërnecin: Nuk mund t’i them jo 4 miliardë eurove


