Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski mbrëmë realizoi takim me qytetarët dhe anëtarët e Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Radovish. Ai në takim ka theksuar se ekonomia po zhytet, ndërsa qytetarët varfërohen, dhe e gjithë kjo është rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike të cilën e zbaton qeveria e Zaevit dhe LSDM-ja.
“Gjendja është alarmante. Gjithnjë e më e madhe është pakënaqësia e shkaktuar nga politikat e gabuara të LSDM-së. Borxhi i ri prej 566 milionë euro, vetëm nga fillimi i vitit deri më tani, për dy muaj e gjysmë, gjegjësisht nga 1.200 euro çdo familje është në borxh, ndërsa BPV shënon rënie, që domethënë se LSDM-ja nuk angazhohet për rritje, e cila më tutje do ta kthejë këtë borxh, por angazhohet për të paguar politika të paafta të cilat i zbatojnë”, deklaroi Mickoski.
Lideri i VMRO-DPMNE-së para qytetarëve e sqaroi ribilancin e Buxhetit të cilin e krijoi LSDM-ja, ku kanë premtuar se me atë ribilanc do të rritet ekonomia për 2,6 për qind, dhe në nëntor ministri i Financave, Tevdovski deklaroi se nuk do të jenë 2,6 për qind, por 1,6 për qind. Mickoski mënyrën e tillë të punës së papërgjegjshme të ministrave nga qeveria e LSDM-së e konsideron si të dëmshme për standardin jetësor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
“Ju thamë se i analizojmë të gjitha parametrat dhe se nuk do të dalë as 1,6 për qind rritje, por do të dalë 0 për qind. Në fund doli zero, me çka qeveria e LSDM-së gaboi për gjithsej 160 milionë euro”, konstatoi Mickoski.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickoski, karakterizoi Tevdovskin, Zaevin dhe Angjushevin si trio cunami që aktualisht është duke i ndodhur Republikës së Maqedonisë.
“Ekonomisë së Maqedonisë është duke i ndodhur një patentë cunami, patentë i përbërë nga Zaev, Tevdovski, Angjushev, kjo është treshja e cila e sjellë cunamin ekonomik në Maqedoni për shkak të cilës qytetarët varfërohen edhe më shumë. Nëse nuk e dinë, dhe e shohim se nuk dinë, ne dimë se si ta nxjerrim shtetin nga kjo humnerë në të cilën e shtyjnë”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickoski.