Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Turqi ka realizuar takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Mickoski, ka shkruar se me nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Këshillit të nivelit të lartë për bashkëpunim mes dy qeverive, do të thellohen edhe më fortë lidhjet mes popujve të dy vendeve.
“Sot realizova takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Në këtë drejtim do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. Ky Këshill do të përfaqësojë një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë në nivel dypalësh, rajonal dhe global. Jam i bindur se kjo nismë do të kontribuojë në mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë”, ka shkruar Mickoski.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica



