Në kuadër të qëndrimit në Londër, kryeministri Hristian Mickoski ka realizuar takim me madhërinë e tij Mbretin Çarls III.
Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se takimi ishte i sinqertë dhe përmbajtjesor, dhe se u diskutua miqësia midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Gjatë qëndrimit tim në Londër, u takova me Lartësinë e Tij Mbretërore, Mbretin Charles III.
Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga Kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Mickoski.