Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, VMRO-DPMNE do të kishte avantazh të qëndrueshëm dhe serioz para LSDM-së, tha në emisionin “360 gradë” në Alsat, lideri i partisë opozitare, Hristijan Mickoski. Siç tha ai, fitorja do të konsiderohej në numrin e kryetarëve të komunave ose të këshilltarëve.
– Advertisements –
“Dihet se çfarë është fitorja, fitorja do të thotë më shumë vota sesa LSDM. Të kesh më shumë kryetarë të komunave, të kesh më shumë vota në listat e këshilltarëve. Dihet se çfarë është fitore, nuk mund ta relativizojmë këtë”, deklaroi Mickoski duke shtuar se nuk do të habitej nëse qeveria do të tentojë të anulojë zgjedhjet e ardhshme lokale, për ta ulur energjinë e votimit, e cila, sipas Mickoski, aktualisht është në anën e VMRO-DPMNE-së.