Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me europerspektivën e shtetit, tha se qëllimi është së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë që lidhen me Agjendën e reformave, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të vazhdojë të bilateralizojë procesin tonë të qasjes.
“Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me vullnetin e 27 shteteve anëtare, njëra prej të cilave është Bullgaria. Ju e dini që kemi problem me ta, por ne synojmë të përfundojmë detyrat tona të shtëpisë, të përgatitemi, të përfundojmë të gjitha ato çështje të hapura që lidhen me Agjendën e reformave, të mbyllim të gjitha ato reforma që kemi planifikuar t’i mbyllim”, tha Mickoski.
Ai shtoi se pasi t’i bëjmë të gjitha këto, atëherë do t’ua lëmë 27 shteteve anëtare të vendosin nëse do ta bilateralizojnë këtë proces apo nëse do të bazohet në kriteret që kishin të gjitha vendet që janë inkuadruar në këtë aleancë, respektivisht në BE.
Kryeministri Mickoski prej nesër e deri më 23 janar do të marrë pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, që këtë vit mbahet nën moton “Në frymën e dialogut”.
Data 18.01.2026
Aktuale
- Rihapja e xhamisë së Et’hem Beut 35 vite më parë, fund zyrtar i ateizmit komunist dhe ngadhënjim i fjalës së Zotit
- Filloi rrënimi i Tregut të Grave në Tetovë, do të ndërtohet parking
- Mickoski: Së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë me reformat, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të bilatelizojë procesin
- Ali Shaath fillon detyrën si kreu i komitetit për administrimin e Gazës
- Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA-të për rrëzimin e tij
- Mickoski: Krahas projekteve të reja, po shlyejmë edhe borxhet e Qeverisë së kaluar – rreth 700 milionë euro për euroobligacionin
- Subvencione nga 20 mijë denarë, për inverterë dhe 5 mijë denarë për biçikleta
- Operacioni kundër Call Center, SPAK njoftim zyrtar: Arrestohen 6 persona në flagrancë, po transportonin pajisjet! Mashtrim me kritpomonedhat


