Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi sot se partia e tyre në zgjedhjet e radhës do të fitoj shumicën, duke synuar deri 62 deputetë.
“Zgjedhjet do të vijnë, të jeni të sigurt se VMRO-DPMNE do të fitojë. Askush nuk ka më dilemë, edhe sikur të pyesni Kovaçevskin dhe Ali Ahmetin, do t’ju përgjigjen. Të paktën një gjë është konstante, kurdo që të mbahen zgjedhjet, VMRO-DPMNE do të fitojë. Pyetja është nëse do të jenë 55, 58, 60, 62 deputetë. Kjo është e vetmja dilemë, përndryshe besoni se nuk do të ketë dilema. Populli është i motivuar dhe populli dëshiron ta shohë VMRO-DPMNE-në, kështu që VMRO-DPMNE është shansi i fundit”, theksoi Mickoski.
Sipas tij, njerëzit ndihen të grabitur, të varfër, të poshtëruar dhe një pjesë e madhe e tyre vendosin të largohen nga shtëpitë këtu në Maqedoni.
Mickoski shtoi se pikërisht kjo është ajo që po ndodh tani në Maqedoni si dështim kolektiv. Ai madje thotë se VMRO-DPMNE duhet ta korrigjojë të gjithë atë.(INA)
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]