Kryeministri Hristijan Mickoski pret që viti 2025 të jetë më i suksesshëm se viti 2024, me rritje të PBV-së ndërmjet 3.5 dhe 4 për qind, investime mbi një miliard euro dhe deficit buxhetor nën 4 për qind. Sipas tij, vitin 2024 po mbyllet me rezultate ekonomike më të mira se sa pritej. Ai përsëriti se pret që niveli i investimeve të huaja të kalojë një miliard euro në vitin 2024 dhe një shumë edhe më të madhe në vitin 2025.
“Presim të kemi parametra pozitivë për rritjen e PBB-së për tremujorin e katërt, me çka rritja e përgjithshme për vitin 2024 të jetë 2.6 për qind, 2.7 për qind dhe pse jo 3 për qind, varësisht se si do të jetë tremujori i katërt, për shkak të tremujorit të parë të dobët. Pres që parametrat në ekonomi në vitin 2025 të jenë më të mira se ato të vitit 2024 dhe rritja e BPV-së të arrijë afër 4 për qind, ndërmjet 3,5 dhe 4 për qind, edhe pse ai i parashikuar është 3,7 për qind nëse nuk gaboj”, shtoi Hristijan Mickoski, kryeministër.