Nuk bëhet fjalë nëse materialet do të deklasifikohen, pyetja e vërtetë është se si të parandalojmë keqpërdorimet dhe kjo mos të përsëritet më. Kjo do të ndodhë vetëm kur të ketë përgjegjësi. Ndërsa përgjegjësi duhet të ketë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot në ceremoninë me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Thirjen për deklasifikimin e dokumentacionit për përgjimin, Mickoski e sheh si frikë dhe panik nga ana e atyre që bëjnë thirrje për një gjë të tillë dhe si një justifikim për të defokusuar opinionin.
“Është monitoruar dhe përgjuar që nga vitet e 90-ta. Dhe e njëjta strukturë, pothuajse të njëjtët njerëz dhe operativë, të afërt me qeverinë e mëparshme, veprojnë me sistemin. Me hapa të tillë, po sulmohen themelet e demokracisë, po sulmohet rendi kushtetues dhe pasojat e një sistemi të tillë të shtrembëruar jo vetëm që shkatërrojnë breza njerëzish, por edhe rrezikojnë të gjithë vendin, ku e vendosin sistemin e sigurisë në një pjatë. Sulme të tilla shkatërrojnë edhe fatet njerëzore, më shpesh duke shpikur situata, kontakte, duke shtuar gjëra që nuk ekzistojnë. Për këtë jam dëshmitar edhe unë personalisht, duke parë materialin nga monitorimi im”; tha Mickoski.
Duke theksuar se të gjitha materialet dhe informacionet në lidhje me përgjimin e paligjshëm i janë dorëzuar Prokurorisë, Mickoski tha se do ta ndjekë nga afër këtë rast.
“Të gjitha materialet nga institucionet dhe informacionet për monitorimin e paligjshëm, dyfish nga të dyja agjencitë e sigurisë, i janë dorëzuar prokurorisë. Ne i dimë kapacitetet e tyre të dobëta dhe besimin e ulët tek ata, por do ta ndjekim këtë rast nga afër dhe vetëm ta dinë – kjo çështje nuk do të fshihet nën qilim. Dhe kjo është një çështje e mbijetesës së shtetit. Dhe në periudhën që vjen, kjo nyjë gordiane do të zgjidhet”, tha Mickoski.