Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot nuk deshi t’i komentojë rastet me amnistinë e paralajmëruar për organizatorët në ngjarjet e 27 prillit dhe rastin me keqpërdorimin e parave në “Lotarinë Shtetërore”.
“Ai është vendim gjyqësor. Nuk kam çka të shtoj, çka të komentoj. A ju kujtohet edhe gjatë debatit edhe gjatë bastisjes kishte deklarata kontroverse nga shumë prej pjesëmarrësve në këtë proces kështu që do të përmbahem nga çfarëdo lloj komenti shtesë”, tha kryeministri Mickoski, i cili ishte në fillimin e projektit për rikontsruimin e rrugës drejt Manastrit “Pelenicë” në Komunën Kisella Vodë.
Kryeministri nuk deshi të flasë për rastin me Lotarinë Shtetërore, por tha se ishin keqpërdorur shumë më shumë se tetë milionë euro. I pyetur nëse ato para ishin investuar në kriptovaluta tha se nuk do të dëshironte të flasë asgjë që ka lidhje me hetimin.