Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se kanë biseduar për dy tema, për kontestin me Bullgarinë por edhe për zgjedhjet parlamentare të parakohshme.
“Tema e parë ishte kontesti me fqinjin tonë lindor, ku unë i përsërita tezat tona, qëndrimin parimorë që të respektohet Rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Tema e dytë që e kemi biseduar ishte tema për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi mes tjerash Mickoski.