Një investim i ri prej disa dhjetëra milionë euro dhe mbi 200 punësime, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Siç deklaroi ai, fillimi i investimit pritet brenda një deri dy javë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shënimit të 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, Mickoski përsëriti se një nga qëllimet kryesore të Qeverisë është që BPV-ja nominale të jetë mbi 20 miliardë dollarë ose 10.500 dollarë për kokë banori si dhe ulje e borxhit publik dhe shtetëror nën 50 ose 40 për qind.
“Vitin e kaluar e mbyllëm me një rekord historik kur bëhet fjalë për investimet e huaja, një miliard e 255 milionë euro. Vetëm në tremujorin e fundit është më shumë se 400 milionë euro. Si do të jetë këtë vit, presim të dhënat e tremujorit të parë. Shpresoj se do të jetë po aq e suksesshme. Mund të paralajmëroj se brenda një ose dy javësh nga sot do të fillojmë me një investim të ri prej disa dhjetëra milionë eurosh dhe më shumë se 200 punësime që do të kontribuojë ndjeshëm në BPV-në”, ka thënë kryeministri.