Hristijan Mickoski në vigjilje të ngjarjes së Shoqërisë politike europiane në Budapest, ka realizuar takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, ka bërë të ditur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim Mickoski dhe Macron “kanë folur hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Europian”.
Jam optimist për ardhmërinë tonë, luftojnë për argumentet tona dhe të vertetën e cila është e pashmangshme. Do të japim gjithçka nga vetja që t’i ruajmë interesat shtetërore dhe nacionale”, ka shkruar më tej Mickoski.
Por meqë Mickoski shprehet optimist, a do të thotë kjo se ka marrë garanci nga Macron se nuk do të ketë kërkesa të reja dhe cenim të gjuhës maqedonase në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë?