Sot jemi këtu për të përcjellë të njëjtin mesazh që kemi dërguar deri tani, që është se Qeveria e Maqedonisë mbetet e fokusuar në reforma, mbetet e përkushtuar në sigurimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve maqedonas dhe natyrisht, qëllimi ynë kryesor mbetet anëtarësimi i plotë i Maqedonisë sonë në Bashkimin Evropian.
Sot pata mundësinë të realizoj dy takime bilaterale. Njëri ishte me zonjën Marta Kos, komisionerja e re për zgjerim, dhe tjetri me zotin Antonio Koshta, presidenti i ri i Këshillit Evropian. Në të dyja takimet, në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe do të thoja të përzemërt dhe konstruktive, diskutuam për të gjitha ato që kemi kaluar si sfida në të kaluarën, për gjithçka për të cilën është dashur të heqim dorë në emër të vlerave evropiane, por njëkohësisht riafirmuam qëndrimet tona se nuk pranojmë ultimatume, se jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të bisedojmë aq sa është e nevojshme për të gjetur një mënyrë për të hapur klasterin e parë, për ta kaluar shpejt procesin e negociatave dhe për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Mbetemi të përkushtuar për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe si pjesë e kësaj agjende është edhe inspirimi ynë i plotë të bëhemi pjesë e familjes evropiane.