Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Uashington ka pasur takim pune me zëvendësndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi Methju Palmer, i cili ka ardhur në vendin e Hojt Ji në Departamentin e Shtetit. Në takimin Mickoski ka theksuar se VMRO-DPMNE është parti politike e kahëzuar drejt integrimit në BE dhe NATO dhe reformat në procese kyçe të cilat duhet ta përmirësojnë gjendjen e tërësishme ekonomike, politike dhe sociale në vendin tonë si dhe në rajonin tonë. Ashtu siç informojnë nga VMRO-DPMNE, në takim është biseduar edhe për gjendjen politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast Mickoski ka theksuar se në këtë moment qytetarët e Republikës së Maqedonisë përballen me pasiguri juridike dhe keqpërdorim të sistemit gjyqësor dhe administrativ me qëllim të realizimit të interesave të ngushta të koalicionit aktual qeveritar, si dhe se
nevojitet përgjegjësi për sjelljen e tillë, për të gjithë individët të cilët veprojnë në kundërshtim me ligjet dhe i keqpërdorin institucionet.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski në takim me Palmerin ka theksuar se Republika e Maqedonisë duhet të mbetet e përkushtuar në aleancën strategjike me SHBA-në dhe ndërtimin e marrëdhënieve të bazuara në besim të fuqishëm dhe respektim të ndërsjellë.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped
- Arrestohet në PKK Bllatë 41-vjeçari nga Shqipëria i kërkuar nga Interpoli
- Kërcënohet një grua në Tenovë, policia po heton rastin
- Çfarë fshihet pas pyetjes ‘provokuese’ së Naim Murselit në gjykatë?
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike
- MMJPH: Koncentrimet e PM10 janë brenda kufijve të lejuar në Trubarevë
- Vdes ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci
- Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Enver Petrovci