Kryeministri Hristian Mickoski sot dekalroi se përmes Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale është shpallur konkurs publik në të cilin mund të aplikojnë ato familje të cilat i përmbushin kushtet për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, dhe se për atë janë paraparë 40 milionë denarë.
“Atë që gjithashtu mund ta them është se në disa periudha të rregullimit të energjisë elektrike, prej se është kjo Qeveri, ne nuk kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, që nuk është rast në fqinjësi. Nëse i shikoni shtetet e tjera, do të shihni se atje energjia elektrike është rritur 15, 20, ndërsa në disa vende të fqinjësisë edhe 30 për qind”, tha Mickoski.
Kryeministri shtoi se sipas Eurostatit dhe sipas të gjitha parametrave të tjerë, ne jemi shtet në Evropë i cili ka një prej çmimeve më të ulëta për energji elektrike për amvisëri.