Banka Popullore nesër do të publikojë numrin e investimeve në vitin 2024 me një realizim të jashtëzakonshëm, të madh, historik nga maji e këndej. Ne do të jemi vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon, tha pasdite kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare.
Për këtë vit, tha, kemi jo më pak se 15 investime, por numri është në rritje.
“Do të jeni dëshmitarë të publikimit të gurthemeleve dhe të fillimit të prodhimeve të disa prej investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Por, të mos i nënvlerësojmë edhe investimet e brendshme që do të fillojnë me kredinë hungareze”, tha Mickoski.
Në lidhje me kompaninë turke “Kazanxhi holding”, kryeministri informoi se nuk është vetëm kjo kompani që është e interesuar të hyjë në Maqedoni, kur bëhet fjalë për ndërtimin e termocentraleve të kogjenerimit, por ka, siç tha, edhe disa të tjera.
“‘Kazanxhi holding’ është vetëm një nga disa kompanitë që shprehën dëshirë për të investuar. Këto investime që ne po negociojmë bazohen ekskluzivisht në kushtet e tregut: rryma që do të prodhohet do të shitet në treg të lirë, çmimi i energjisë termike do të rregullohet me vendim të Komisionit Rregullator dhe burimi është në barë të investitorit. Kjo Qeveri nuk do të thotë kush do ta ndërtojë, pse ai, cila është arsyeja, kush do ta ndërtojë linjën e transmetimit… dhe për këtë dallojmë nga paraardhësit tanë”, theksoi Mickoski.
Sipas tij, për të ndjerë efektin e ajrit më të pastër nga kapacietet që planifikojnë të ndërtojë “Kazanxhi holding”, do të duhet kohë, tre deri pesë vjet.
“Mrekullitë janë të pamundura, më vjen keq që asgjë nuk është bërë deri tani në këtë drejtim, t’u mundësojmë qytetarëve energjens për ngrohjen e shtëpive, që do të jetë ekologjik”, theksoi Mickoski.
Të dy pyetjet deri tek kryeministri i parashtroi Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE-ja.