Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka thënë se ata nuk do ta mbështesin ligjin për prokurorinë publike, e cila është në procedurë kuvendore.
Sipas tij, me këtë ligj, ish kryeministri, Zpran Zaev synon amnistimin e tij, ndërsa bëri thirrje deputetët e tij që të mos e votojnë ligjin.
“Nuk mund ta mbështesim këtë ligj . Të mos i keqpërdorim ligjet, le të bëjnë ata një tekst dhe atë tekst ta bëjmë pasi të formohet përbërja e re e Kuvendit. Duhet të vlejë për të gjithë, kjo që po ndodh tani është amnisti… ka kohë, nëse tani ulen ekspertët, nëse themi se deri të enjten, nuk do të bëjmë apel që ta bëjnë ligjin, le të ulen tani, le ta përpunojnë ata ligjin, pas formimit të parlamentit… le të bëjnë ligj kualitativ, kanë kohë 2 muaj…. Jo kësi ligji që amnistojnë disa politikanë, këtë ligj nuk mund ta mbështesim ne”, ka thënë Mickovski, përcjell SHENJA.



