Alsat 2020-06-21T15:50:14+02:00
LSDM hesht kurse nga VMRO DPMNE thonë BDI të ketë kujdes me sjelljet pasi Integristët porositi që pa pranimin e kërkesës për kryeministër- shqiptar, asnjë pari nuk do të formoj shumicë parlamentare, pasi sipas BDI-së, nuk do ta ketë mbështetjen e shqiptarëve. Hristian Mickoski sot nga Kumanova tha se BDI ka fituar komoditet të madh në koalicionin aktual qeverisës dhe se për partinë e tij, kërkesa është e papranueshme.
Këto kërkesa mund t’i mbajnë vetëm në radhët e tyre për inkurajim dhe motivim të anëtarësisë së tyre. Kjo retorik jo vetëm që nuk sjell mirë, por përkundrazi, e ashpërson situatën në vendin tonë – tha Hristian Mickoski- kryetar i VMRO DPMNE.
BDI është ende në kërkim të kandidatit shqiptar për kryeministër, megjithëse sot tashmë po i hapin shtabet e veta për të kërkuar mbështetje nga të gjithë qytetarët për idenë e tyre.
Z. Ahmeti po këshillohet me shoqërinë civile, komunitetin akademik, përfaqësues të diasporës, intelektualë dhe analistë për emrin e kandidatit tonë të përbashkët për kryeministrin e parë shqiptar të vendit – u shpreh Artan Grubi, BDI.
BDI shpresojnë për një numër të madh votash në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhe, si rezultat, të formojnë një shumicë parlamentare dhe të kërkojnë që një shqiptar të jetë në krye të qeverisë së ardhshme. Edhe pse nuk kanë mbështetjen e asnjë partie, ata thonë se nuk po mendojnë për kalimin e mundshëm nga pushteti në opozitë. BESA komentoi dje se BDI nuk ofron një koncept politik, por qasje parazgjedhore me një mashtrim të lirë politik.
Alsat



