Kryeministri Hristijan Mickoski, në foltoren e Kuvendi iu përgjigj deklaratave të deputetit të Frontit Evropian, Blerim Bexheti, i cili i kërkoi atij, që t’ju kërkojë falje shqiptarëve për sjelljen arrogante.
“Por besoni, në mënyrë të barabartë, mendoj për shqiptarët,për maqedonasit, për serbët, për turqit, për boshnjakët, për romët – për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë mendoj, dhe shumë më tepër sesa ç’mendoni ju për shqiptarët. Unë mendoj për shqiptarët sepse nuk e humbas kohën time si kryeministër duke luajtur futboll e basketboll në zyrë, por realizoj projekte – bulevarde të reja. Së bashku me bashkëpunëtorët në koalicion, rrisim pensionet, sjellim investime të huaja, rrisim pagat. Nuk e humbasim kohën me kurdisje tenderësh – kush do të gërmojë qymyr, kush do të sjellë mazut e kështu me radhë… Ne përpiqemi të ndërtojmë kanalizime të reja, ujësjellës të rinj, stacione të pastrimit, bulevarde të reja – kjo është ajo ku e përdor kohën që kam në dispozicion. Ju kuptoj që në atë mënyrë, ashtu siç sot m’u drejtuat mua, doni të tregoni se sa të fortë jeni, e tani luajmë futboll… S’na intereson çfarë mendojnë të tjerët e kështu me radhë – por mendoj që keni gabuar. Dhe nëse dikush duhet t’u kërkojë falje çdo qytetari, atyre në Gostivar, Tetovë e Saraj të Shkupit, të cilët mbushnin autobusët dhe iknin nga Maqedonia –ajo është Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ka qenë më gjatë se të gjithë ne në qeveri”, ka deklaruar Mickoski.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet
- Shkurte Haxhiu e ka sosë me lënë fjalë edhe njëherë, deklarohet me një thënie të papritur për thashethemet
- Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen?
- Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
- Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së
- Qoku: Pse Ali Ahmeti nuk i vizitoi asnjëherë ish-krerët e UÇK-së gjatë paraburgimit



