VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski ofrojnë vetëm përsëritje të regjimit kriminal dhe pasurim të individëve në pallatin e bardhë.
Për atë, VMRO-DPMNE janë të vetmit që punojnë kundër integrimit në NATO dhe BE.
Dëshmi e fundit për këtë është deklarata e Vlladimir Gjorçevit, se Maqedonia e Veriut nuk meriton të merr datë për bisedime.
Pyesim, a mendon me të vërtetë Vllatko Gjorçev se vendi nuk meriton datë? A po punon me vetëdije që shteti të mos fillojë bisedimet me BE-në?
VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë të gatshëm t’i bëjnë dëm vendit vetëm për poena politik, por nuk janë të vetëdijshëm se me atë humbin.
Qytetarët janë kundër sjelljes së tyre antishtetërore, të papërgjegjshme dhe destruktive.
Ajo dëshmohet edhe në Kratovë me interesimin e ulet për tribunën e paralajmëruar nga VMRO-DPMNE në të cilën përveç kreut lokal të partisë opozitare askush tjetër nuk u paraqit.
Politikat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit janë dënuar nga qytetarët, të cilët nuk lejojnë mbrojtje të regjimit kriminal.
Qytetarët e shtetit tonë po ecin në rrugën e integrimeve dhe përparimit. VMRO-DPMNE dhe Mickoski mbeten të vetmuar në sjelljen e tyre destruktive dhe në mbrojtje të krimit.
Vegëza për video: https://youtu.be/_2Wc1ITxe7M
Shkup, 01.10.2019
| СДСМ |
| Центар за комуникации со јавноста |



