Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se është takuar me kandidatin e koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami për të biseduar lidhur qëndrimet e fundit të Bilall Kasamit për mbështetjen e kandidatëve në rrethinë e dytë zgjedhor.
Mickoski tha se tani më Kasami, ka filluar të dërgoj mesazhet ashtu siç i ngjasojnë një kryetari të një komunë multietnike siç është Tetova.
“Po unë jam takuar me Bilall Kasamin dhe mendoj se ai ka filluar të dërgoj ato porosi të vërteta që duhet t’i ngjasojnë një kryetari të Tetovës multietnike”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA.
Kjo deklaratë e Mickoski vjen pasi Bilall Kasami në një media të Shqipërisë, tha se ata do ta mbështesin kandidatin shqiptar në Kërçovë dhe jo atë të VMRO-së. Pas kësaj kryeministri deklaroi ditë më parë se ka pritur respekt nga Kasami dhe koalicionin VLEN për mbështetjen që ua ka dhënë atyre në rrethinë e parë. /SHENJA/
Data 27.10.2025
Aktuale
- Arrestohet drejtori i Higjienës Komunale
- Zgjidhje humane për qentë endacak në Karposh
- Mickoski: Pres që problemi me mbeturinat të zgjidhet brenda 72 orëve
- Janevska: Cilësia në arsimin e lartë nuk është vetëm për shkak të Listës së Shangait, por për t’i ndihmuar shtetit
- O.K.H Merhamet merr pjesë në Forumin Ballkanik për Qëndrueshmërinë e Organizatave Humanitare
- O.K.H Merhamet merr pjesë në Forumin Ballkanik për Qëndrueshmërinë e Organizatave Humanitare
- Spekulimet për koalicion me Ramiz Merkon, Mickoski: Tamam puna, janë të pavërteta!
- Aliu: E përmirësojmë infrastrukturën e shëndetësisë publike, është siguruar dhoma hiperbare në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”


