Normalisht që e dënoj ashpër, ajo përfaqëson akt agresioni, diçka për të cilën ne kemi paralajëmruar se do të ndodh, se tentime të këtilla për eskalim të situatave dhe krijimit të tensioneve etnike do të ketë dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar djegien e flamurit shtetëror.
“Nëse mendoni se ky do të jetë një rast i izoluar, nuk do të jetë. Sepse ashtu si drejtësia ngadalë por sigurtë po afrohet tek kriminelët dhe ashtu siç drejtësia do të troket në dyërt e tyre, ashtu ata do të bëhen më nervoz, të padurueshëm dhe mënyra e vetme për ta mbrojtur krimin për kapitalin e fituar është pikërisht kështu me manipulim dhe shkaktimin e incidenteve të këtilla.
Ai përgëzoi reagimin e policisë të cilin e quajti si reagim në kohë, të matur dhe shtetëror dhe siç tha nuk lejoi eskalimin e situatës dhe arrestoi personat. Këta persona ai tha se janë të manipuluar nga politikanët që duan ti mbrojnë milionat e tyre.
Të gjitha provat që I kemi në dispozicion I kemi dorëzuar tek partnerët tanë, por njëkohëssht do të jenë prova edhe procedurat gjyqsore dhe në periudhën që vijon mendoj se nuk do të ngel vetëm me këto 8 te arrestuar.
Apeloi te qytetarët e të gjitha bashkësive etnike të mos bien preh e provokimeve dhe secili që e shkel ligjin do të përgjigjet”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.
Data 11.03.2026
Aktuale
- Çfarë tregon fotografia e Hashim Thaçit mes mbeturinave?
- Këshilltarët e VLEN-it nisin procedurat për ndërtimin e rrugës “Mit’hat Frashëri” në Çair
- Klinika ligjore në “Luarasi”, studentët në shërbim të komunitetit me konsulencë falas
- Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për TikTok: Mbyllja cënoi lirinë e fjalës
- SIPRI: Serbia furnizohet kryesisht me armë nga Kina dhe Rusia, ndërsa përdor tensionet për të justifikuar armatimin
- Haradinaj: Moszgjedhja e presidentit nga Kuvendi në afatin kushtetues është “bardh e zi”
- Komisioni për Mbrojtje e mbajti mbledhjen e 35-të, tre propozim-ligjet e rendit të ditës janë dërguar në Kuvend
- LSM bën thirrje për protestë masive më 14 mars: Pagat duhet të rriten


