Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se kjo qeveri e ka legjitimitetin e më shumë se 600 mijë qytetarëve, duke shtuar se kjo është një nga qeveritë e rralla që ka afër 80 deputetë, ndoshta edhe më shumë.
Mickoski tha se BDI po vazhdon të përçajë popullin në vend që të kërkojë falje dhe të angazhohet për kthimin e të arratisurve nga drejtësia.
“E shoh që ende nuk e kanë marrë mësimin prej andej. Në mungesë të ndonjë ideje tjetër që do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, ata përpiqen t’i polarizojnë qytetarët dhe mendojnë se një politikë e tillë u sjell rezultate. Unë mendoj se është e gjitha e gabuar dhe ata e shohin këtë në sondazhet e opinionit publik”.
“Por mirë, nëse mendojnë se duhet të vazhdojnë të punojnë kështu, le të punojnë, kjo është puna e tyre. Në vend që të kërkojnë falje dhe të kërkojnë kthimin e të arratisurve nga drejtësia, ata vazhdojnë të përçajnë njerëzit. Por populli është i urtë pa dallim etnie, populli është i urtë dhe i refuzon këto mesazhe politike nga opozita dhe kjo është mirë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, sqaroi kryeministri Mickoski.
Data 19.05.2025
Aktuale
- “Për arsye se familjari i tij u arratis në Greqi, komisioni vendosi të internojë Besnik Aliko në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
- Chatbot-et me Inteligjencë Artificiale po trajnohen ‘të mos harrojnë’ – a po shkelet privatësia e njerëzve?
- “Sezoni më i vështirë i karrierës sime” – Conte në prag të lavdisë me Napolin
- Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku – por pushtoi internetin me shpejtësi
- Clifford May: Trumpi duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore sërish”
- Zv/drejtori i Doganës Garib Kaba: Regjimi hibrid filloi me përndjekje, kanë arrestuar djemtë e mi!
- Iu arrestuan dy djemtë, Garip Kaba thotë se deputeti Sulejmani po shpif dhe shantazhon!
- KF Arsimi bëhet pjesë e Ligës së Parë