Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në ngjarjen “1 VIT VLEN – PUNË, DINJITET, NDRYSHIM”, tha se qeveria e VLEN po sjell ndryshim të vërtetë për qytetarët.
“VLEN ndërton, ata sulmojnë. VLEN hap dyert, ata mbyllin shpresë,” tha Mexhiti. Ai përmendi disa nga arritjet gjatë këtij viti: shkolla të reja, pagë minimale më të lartë, më shumë vende pune dhe respekt për diasporën.
Mexhiti shtoi se po luftohet korrupsioni dhe se shqiptarët sot përfaqësohen më mirë në institucionet shtetërore. “Ky është vetëm fillimi,” tha ai, duke premtuar edhe më shumë punë në të ardhmen.