Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i cili doli edhe fitues në zgjedhjet lokale, ka njoftuar se mbrëmjen e sotme është takuar me ekipin i cili sipas tij është më meritori për arritjen e fitores në zgjedhjet.
Mexhiti ka thënë se fitorja në zgjedhjet është fitore e strukturës dhe aktivistëve, e atyre që e duan Çairin, raporton SHENJA.
“Mbrëmja e sotme ishte festë me ekipin e fitores, në komunën e Çairit. Me njerëzit që qëndruan në çdo ditë të fushatës, në çdo lagje të Çairit, me përkushtim, durim dhe besim të palëkundur.
Fitorja që arritëm nuk është rastësi, por rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit që kemi ndërtuar bashkë. Është fitore e strukturës dhe aktivistëve tanë, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të Çairit, që e kthyen energjinë dhe vizionin tonë në një fitore të vërtetë qytetare.
Ju falënderoj secilin veç e veç.
Çdo orë pune, çdo hap, çdo përpjekje e juaja ka pasur kuptim. Falë jush, kjo fitore ka vlerë të veçantë, sepse është fitore e pastër, e ndërtuar me besim, punë dhe dashuri për Çairin.
Ju falënderoj nga zemra për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe besimin që më keni dhënë.
Sot ndjej më shumë se kurrë se Çairi ka një ekip që nuk dorëzohet, që punon dhe që fiton bashkë.
Faleminderit për gjithçka.
Krenar për ju, krenar për Çairin tonë!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 17.03.2026
Aktuale
- Kthesë në rastin e vajzës që ra nga ballkoni në Tetovë, policia zbulon të dhëna të reja
- E mashtroi përmes rrjeteve sociale, tetovarja mbetet pa para dhe pa mobilje
- I arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e janarit
- Ngjarje e rëndë: Dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç helmohen nga një helm për bujqësi
- Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor elektrik!
- Misajllovski: Situata e sigurisë në Maqedoni është e qëndrueshme, institucionet me kujdes i ndjekin zhvillimet gjeopolitike
- Shqipëria me rezolutë që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit
- Për herë të parë në Maqedoni dhe rajon: Ndërhyrje kirurgjikale me një implant hunde të printuar në 3D


