Kreu i komunës së Çairit dhe njëherësh edhe i Lëviznes Demokratike (LD) zoti Izet Mexhiti tha se aktualisht ka një proces që po ndodh në VLEN, duke rikujtuar se në të kaluarën, popullata respektivisht votuesit, “kanë votuar që opozita të bashkohet”, gjë për të cilën, sipas tij, “ kishte të drejtë”.
“Në momentin që opozita e atëhershme u bashkua, u bë pozitë e sotme e cila i përfaqëson shqiptarët në qeveri. Rrjedhimisht, në këtë frymë ndodhi edhe ndryshimi i pushtetit pas 20 e ca vitesh. Mendoj që tash kërkesa e votuesve dhe e strukturave partiake është shumë e qartë: Shqiptarët nuk duan ndarje, fragmentarizim e copëzim. Nuk duan as parti të vogla, pra duan që VLEN-i të jetë një parti, prandaj ne sot po veprojmë conform kësaj kërkese.. pra bashimit në një subjekt. Fillimisht këtë proces, e filloi zoti Bilall Kasami i cili i shkriu organet e Lëvizjes Besa, të njëjtën po e bënë edhe zoti Arben Fetai e Azir Aliu dhe deputeti i ri i cili na u bashkangjit Ilir Demiri, kurse këto ditë edhe Lëvizja Demokratike (LD) po përgatitet që të caktoj Kuvendin Themelues, për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in, një. Besoj se në këtë mënyrë të gjithë flasin me një zë, dhe ky zë është shkrirja e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik”, tha ndër të tjera kreu i Çairit dhe i LD-së.
“Lajm”
Data 26.02.2026
Aktuale
- Mickoski: 17 investime në zonat ZZHTI do të krijojnë 5.000 vende të reja pune
- “Ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, kur të ma jepni ju do ta mbaj”, Mickoski i dhuron flamurin e Maqedonisë deputetit Riad Shaqiri
- Abuzimet me fondet e IPARD, pyetet në SPAK administratori i CMC Reni Ashiku! E kallëzuar edhe ish ministrja Frida Krifca
- Mexhiti: Shqiptarët dje donin bashkimi e partive, sot duan shkrirjen në një parti. Loja sapo ka filluar!
- Toshkovski: Po hetohen tifozët për fyerjet anti-shqiptare në ndeshjen Vardar-Bashkimi
- VIDEO/ “Këtu duhet ardhur me pushkë”- Banorët e Rrjollit nuk i ndalin protestat, grushte dhe përplasje me policinë: Këta na rrahin dhe…
- “Nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë!”- Banorët e Rrjollit arrestohet sërish pas protestës për pronat, publikojnë video nga fugoni i policisë: Do t’i mbrojmë deri në vdekje!
- Arben Taravari, dorëzon padinë për shpifje kundër Izet Mexhitit


