Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i ka bërë një pyetje publike ministrit të jashtëm, Bujar Osmani.
Ai e ka pyetur Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”?
Por Osmani menjëherë i është përgjigjur Mexhitit.
“Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Bujar Osmani.
Ky debat vjen pas ndryshimeve që Qeveria i bëri në Kodin Penal, e përmes të cilave opozita shqiptare akuzon se është hartuar dhe garantuar amnisti për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.(INA)


